Klientët tanë kanë pikat e tyre të shitjes, thuajse në çdo qytet të vendit. Nga veriu në jug tregtohen në mënyrë mjaft të suksesshme profilet e kompanisë sonë. Ndërkohë, po të njëjtën shtrirje kanë edhe objektet tona civile, apo industriale. Kompania jonë u shërben si klientëve të vegjël, ashtu edhe atyre të mëdhenj, me të njëjtin përkushtim. Partnerët tanë më të rëndësishëm mund të gjenden lehtë, në qytete të mëdha si, Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Peshkopi, etj. Gjithashtu, produktet tona mund t’i gjeni edhe në qytete më të vogla si, Tepelena, Skrapari, Pogradeci dhe Librazhdi.

Aktualisht Everest eksporton me sukses dhe në volum të konsiderueshëm materialet e saj në vendet fqinje si, në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, Itali, Kroaci, Greqi, Maltë dhe vende të tjera të rajonit. Me partnerët tanë në këto vende janë vendosur marrëdhënie mjaft të mira bashkëpunimi duke bërë të mundur arritjen e një suksesi të përbashkët.

Everesti sapo ka hapur një ekspozite në Nju Jork, SHBA.

Në këtë aspekt kompania jonë jo vetëm realizon objektivat e saj të fitimit, por shërben edhe si një ambasadore e interesave dhe imazhit shqiptar në Europë.