Kompania Everest është themeluar në vitin 1997, një sipërmarrje e vogël, por e guximshme në fushën e ndërtimit. Me kalimin e viteve Everest arriti të rritej në një biznes të fuqishëm dhe konkurrues. Fillimisht si një nga ndërtuesit më të mëdhenj në vend të godinave rezidenciale të banimit dhe punëve publike dhe më pas si një nga importuesit më të mëdhenj të profileve të aluminit. Në vitin 2005 duke patur tashmë një rrjet të gjerë bashkëpunëtoresh kompania vendosi të fillonte prodhimin e profileve të aluminit në Shqipëri. Nga ky vit Everest është rritur çdo ditë e më tepër duke qenë tashmë një lojtar kyç në industrinë e aluminit në vend dhe më gjerë. Sot, në saj të teknologjisë më të fundit në fabrikën Everest punësohen qindra punonjës, eksportohet në mbi 10 shtete të Europës dhe prodhohen e shiten profile alumini për të gjithë vendin.