MISIONI

Everest është një kompani shqiptare që angazhohet në projektimin, prodhimin dhe tregtimin e profileve të aluminit, dritareve, dyerve, dhe fasadave të vazhduara si dhe aplikime të tjera arkitektonike. Nëpërmjet një sinergjie të një cilësie ekselente, çmimeve të favorshme, korrektësie sipërore, fokusit intensiv për përmirësim të vazhdueshëm dhe ekspertizës së kualifikuar, Everest është në shërbim të studiove arkitektonike, kompanive të ndërtimit, prodhuesve të sistemeve të aluminit dhe konsumatorit për ofrimin e zgjidhjes ideale për klientët e saj.

VIZIONI YNË

  • Ndërtimi i një bote më të mirë me profile cilësore alumini.
  • Krijimi i zgjidhjeve afatgjata në teknologjinë e aluminit.
  • Ofrimi i zgjidhjeve në teknologjinë e aluminit që respektojnë mjedisin.