Ndërtimet janë sektori, në të cilin kompania jonë ka më tepër përvojë se kudo tjetër. Fillimisht me ndërtime industriale, më pas me ndërtime civile dhe rikonstruksione. Gjatë gjithë aktivitetit të saj, në shërbimet e ndërtimit kompania jonë është dalluar për korrektësi dhe cilësi të padiskutueshme. Të gjitha objektet e sipërmarra nga shoqëria jonë janë përfunduar brenda afatit të caktuar dhe në përputhje të plotë me kërkesat e klientit dhe standardet kombëtare dhe europiane në fushën e ndërtimit. Gjatë kësaj periudhe, ne kemi patur bashkëpunime me njësi të ndryshme ekonomike, duke filluar me entet shtetërore shqiptare, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe organizata jo-qeveritare. Të udhëhequr nga parimi, se cilësia është një element tek i cili nuk mund të tolerohet, Everest ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë shërbime dhe produkte, të cilat do të përbëjnë shembuj të veprave që mund të realizojë një kompani serioze dhe energjike.