Tashmë kemi thuaj dy dekada që punojmë bashkë. Nga një sipërmarrje e vogël e guximshme e një grushti njerëzish tani ne jemi një kompani e madhe me filiale në disa shtete në Ballkan dhe eksportojmë në të gjithë Europën. Pavarësisht këtij transformimi, por edhe falë përvojës së tij, ne dimë se çfarë do të thotë të investosh gjithçka në një sipërmarrje që synon tu ofrojë klientëve të saj një produkt cilësor. Tërë këto vite, pavarësisht vështirësive apo sukseseve, pavarësisht përfshirjes në industri të ndryshme kemi kuptuar që suksesi ynë ka qenë gjithnjë i lidhur me ju. Fokusi ndaj nevojave tuaja ka qenë dhe vazhdon të jetë shtysa jonë për të ecur përpara nëpërmjet investimeve në teknologji dhe në prezantimin e produkteve të reja e pikërisht për këtë arsye unë sot dua t’u premtoj që Everest do te jetë gjithmonë pranë jush. Gjithnjë gati për të dëgjuar dhe vlerësuar vërejtjet dhe shqetësimet tuaja në mënyrë që së bashku të mund të jemi më të fortë. Duam të vazhdojmë të punojmë bashkarisht ashtu si kemi punuar deri tani që të jemi të suksesshëm për një të nesërme më të mirë se e sotmja.

Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj.

CEO