Sistem fasade struktural me silikon – S50
Tiparet dhe veçoritë kryesore të SISTEMIT STRUKTURAL ME SILIKON
- Gjerësia e kollonës është 50 mm duke mundësuar futjen e dritës
- Shumëllojshmëria e madhe e kolonave dhe traversave plotëson estetikisht të gjitha kërkesat arkitektonike
- Trashësi dopjo xhami 30-32 mm
- Kolonat mund të kapen si nga jashtë ashtu edhe nga brenda ndërtesës
- Pesha totale e aluminit të përdorur është e zvogëluar për arsye të sistemit të përdorur, i cili mundëson kapjen direkt të dopjo xhamit në strukturë.
- Barrierë termike 10 mm dhe 16 mm me fibra xhami për të siguruar izolim termik të përsosur, duke ulur edhe koston e ndërtesës në ngrohje dhe ftohje
- 16 mm hapësira mes kornizave
- Duke mos përdorur profile të tjera përveç kolonave dhe traversave, krijon mundësinë e një ndriçimi më të mirë.
- Xhamat e jashtëm të kanatave, janë simetrike me pjesën tjetër fikse
- Izolimi nga uji është i garantuar nga përdorimi i gominave epiderm dhe silikonit struktural
Ky sistem është i pajisur me aksesorë me cilësi të lartë dhe në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare.