Sistem fasade gjysëm struktural – S55

Karakteristika themelore

  • Ky sistem ka si veçori simetrinë që krijohet si për kanatat e hapshme, si për pjesët fikse . Ofrojnë të njëjtën pamje si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.
  • Avantazh tjetër është kthimi i një hapësire fikse në të hapshme vetëm duke shtuar krahët dhe dorezën ose anasjelltas.
  • Mund të pranojë dopjo xham me hapësirë nga 24-40 mm
  • Aksesorët lidhës të kanatave janë projektuar në atë mënyrë që pesha e kanatës të kontribuojë në ngjeshjen sa më të madhe të gominave, duke garantuar një izolim të mirë hidrik dhe termik
  • Kanatat kanë një tolerancë lëvizjeje ± 5 mm për të evituar kështu, mundësinë e thyerjeve të xhamave gjatë tërmeteve.
  • Përdorimi i 3 gominave të ndryshme në dritare bën të mundur izolimin perfekt nga uji.
  • Shumëllojshmëria e Kolonave dhe Traversave përmbushin plotësisht të gjitha kërkesat statike edhe në hapësira të mëdha.
    S55 Gjysëm struktural