Sistem fasade struktural me varje – S55

Karakteristika themelore

  • Ky sistem është i ngjashëm me sistemin gjysëm struktural, me përjashtim të pamjes së jashtme e cila është estetikisht më e bukur për efekt të eleminimit të profileve në fasadë, duke mundësuar kështu vetëm ekspozimin e xhamit.
  • Ky sistem ka si veçori simetrinë që krijohet si për kanatat e hapshme, si për pjesët fikse. Ofrojnë të njëjtën pamje si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.
  • Avantazh tjetër është kthimi i një hapësire fikse të hapshme vetëm duke shtuar krahët dhe dorezën ose anasjelltas
  • Mund të pranojë dopjo xham me hapësirë nga 24-40 mm
  • Aksesorët lidhës të kanatave janë projektuar në atë mënyrë që pasha e kanatës të kontribuojë në ngjeshjen sa më të madhe të gominave, duke garantuar një izolim të mirë hidrik dhe termik.
  • Kanatat kanë një tolerancë lëvizjeje ± 5 mm për të evituar kështu, mundësinë e thyerjeve të xhamave gjatë tërmeteve.
  • Përdorimi i 3 gominave të ndryshme në çdo modul bën të mundur izolimin perfekt nga uji.
  • Shumëllojshmëria e kolonave dhe traversave përmbushin plotësisht të gjitha kërkesat statike edhe në hapësira të mëdha.
    S55 Struktural