PROFILE

Profilet jane te prodhuara sipas normatives UNI EN 573/3 (EN-AW-6060) dhe u jane nenshtruar nje procesi trajtimi termik sipas UNI

EN 755-2.

PESHA E PROFILEVE

Pesha e dhene eshte ajo teorike dhe mund te varioje ne varesi te tolerancave te dimensioneve sipas normatives UNI EN 12020-2

DIMENSIONET E PROFILEVE

Dimensionet e dhena jane teorike, dhe mund te variojne ne varesi te tolerancave te dimensioneve te estruzionit. (norma UNI EN 12020-2). Ky variacion ndikon ne dimensionet e prerjes dhe si rrjedhoje dhe ato te dritares. Edhe boja ndikon ne rritjen e spesorit, duke bere qe te ndryshojne edhe permasat e profilit, per kete arsye duhet qe te kontrollohen gjithmone permasat e profilit perpara prerjes.

MBROJTJA E SIPERFAQES.

Dhe se fundmi, per te minimizuar gervishtjen e profileve duhet qe te zbatohen keto rregulla:

– te perdoren aksesore alumini ose vida inoksi,

– mbroni pjeset e prera

– evitoni lageshtine e krijuar nga kondensimi brenda profileve.

Per realizimin e dyerve dhe dritareve eshte e nevojshme qe te perdoren gomina dhe aksesore origjinale sipas katalogut teknik

dhe duke repektuar normativat dhe sugjerimet e dhena ne katalog.

Duke respektuar keto rregulla jane realizuar kampione te cilat, te kolauduara ne laborator kane dhene rezultatet e shenuara dhe ne certifikime.

DIMENSIONI I DYERVE/ DRITAREVE

Per te percaktuar dimensionet maksimale te dyerve dhe dritareve, duhet te merren ne konsiderate edhe te dhena te tjera , elementet konstruktiv te dritareve ( seksionet e profileve dhe momentet e inercise, menyra e fiksimit ne mur, spesoret dhe llojet e xhamit), karakteristikat e perdorimit dhe kushtet meteorologjike si dhe ekspozimi i dritares ndaj tyre, shpejtesia e eres sipas zones, lartesia e katit ku do montohet dritarja , etj. Ne ju rekomandojme ti respektoni me perpikmeri sugjerimet dhe te dhenat e shenuara ne katalog.

XHAMAT

Ky sistem ben te mundur montimin e xhamave ose paneleve nga 11 ne 46 mm, zgjedhja e xhamit duhet te behet ne baze te fushes se perdorimit, per montimin duhet ti referoheni ne menyre rigoroze pershkrimit te prodhuesit te xhamit.

 

Ne momentin e montimit te dyerve /dritareve duhet te kryhen te gjitha operacionet e nevojshme per funksionimin e duhur te dritareve , si ngjitja dhe mbyllja e sigurte e kendeve , fiksimi ne menyren e duhur ne mur dhe funksionimi i aksesoreve dhe guarnicioneve te cilat jane studiuar dhe ndodhen ne kete katalog.Kryerja e punimeve, montimi duhet te kryehet me pajisjet e duhura , te keshilluara nga prodhuesi i serise , per te siguruar funksionimin e duhur. Shkarkimi i ujit dhe vrimat e ajrimit te dhomes se kompresionit duhet te jene ne dimensione dhe numer optimal per funksionimiin e duhur te dritareve.

 

 

    Katalog Sisteme me hapje Seria CE 60 000