PROFILE

Profilet jane te prodhuara sipas normatives UNI EN 573/3 (EN-AW-6060) dhe u jane nenshtruar nje procesi trajtimi termik sipas UNI EN 755-2.

PESHA E PROFILEVE

Pesha e dhene eshte ajo teorike dhe mund te varioje ne varesi te tolerancave te dimensioneve sipas normatives UNI EN 12020-2

DIMENSIONET E PROFILEVE

Dimensionet e dhena jane teorike, dhe mund te variojne ne varesi te tolerancave te dimensioneve te estruzionit. (norma UNI EN 12020-2). Ky variacion ndikon ne dimensionet e prerjes dhe si rrjedhoje dhe ato te dritares. Edhe boja ndikon ne rritjen e spesorit, duke bere qe te ndryshojne edhe permasat e profilit, per kete arsye duhet qe te kontrollohen gjithmone permasat e profilit perpara prerjes.

MBROJTJA E SIPERFAQES.

Dhe se fundmi, per te minimizuar gervishtjen e profileve duhet qe te zbatohen keto rregulla:

– te perdoren aksesore alumini ose vida inoksi,

– mbroni pjeset e prera

– evitoni lageshtine e krijuar nga kondensimi brenda profileve.

Per realizimin e dyerve dhe dritareve eshte e nevojshme qe te perdoren gomina dhe aksesore origjinale sipas katalogut teknik

dhe duke repektuar normativat dhe sugjerimet e dhena ne katalog.

Duke respektuar keto rregulla jane realizuar kampione te cilat, te kolauduara ne laborator kane dhene rezultatet e shenuara dhe ne certifikime.

DIMENSIONI I DYERVE/ DRITAREVE

Per te percaktuar dimensionet maksimale te dyerve dhe dritareve, duhet te merren ne konsiderate edhe te dhena te tjera , elementet konstruktiv te dritareve ( seksionet e profileve dhe momentet e inercise, menyra e fiksimit ne mur, spesoret dhe llojet e xhamit), karakteristikat e perdorimit dhe kushtet meteorologjike si dhe ekspozimi i dritares ndaj tyre, shpejtesia e eres sipas zones, lartesia e katit ku do montohet dritarja , etj. Ne ju rekomandojme ti respektoni me perpikmeri sugjerimet dhe te dhenat e shenuara ne katalog.

XHAMAT

Ky sistem ben te mundur montimin e xhamave ose paneleve nga 11 a 46 mm, lzgjedhja e xhamit duhet te behet ne baze te fushes se perdorimit, per montimin duhet ti referoheni ne menyre rigoroze pershkrimit te prodhuesit te xhamit.

Ne momentin e montimit te dyerve /dritareve duhet te kryhen te gjitha operacionet e nevojshme per funksionimin e duhur te dritareve , si ngjitja dhe mbyllja e sigurte e kendeve , fiksimi ne menyren e duhur ne mur dhe funksionimi i aksesoreve dhe guarnicioneve te cilat jane studiuar dhe ndodhen ne kete katalog. Kryerja e punimeve , per te siguruar funksionmin e duhur, duhet te montohen me aksesoret e duhur, te keshilluara nga prodhuesi i serise. Shkarkimi i ujit dhe vrimat e ajrimit te dhomes se kompresionit duhet te jene ne dimensione dhe numer optimal per funksionimin e duhur te dritareve.

E RENDESISHME

Ne dyert termike, ne rastet kur ndryshimi i temperatures eshte i madh, mund te krijohet ne kanata, deformim, per arsye se kemi bymim

te ndryshem midis pjeses se jashtme dhe asaj te brendeshme, e cila jep veshtiresi ne mbyllejn e kanates. Kjo ndodh sepse dielli nxeh

profilet e jashteme te dyerve/ dritareve, te cilat bymehen, dhe qe eshte e ndryshme nga bymimi i profilit te brendshem qe nuk e kap dielli

dhe kjo sjell deformim te profilit te kanates duke e perthyer nga jashte.Kanata duke mos pasur me te njejtin drejtim me kasen, kemi

probleme me mbylljen e saj, ne oret e ekspozimit ne maksimum ne diell mund te kemi edhe mos-mbylljen/ bllokimin e dyerve. Ky fenomen

ndodh shpesh kur kemi vetem nje dere kryesore ne mur.

Deri me sot nuk ekzistojne sisteme termike qe zgjidhin plotesisht kete problem. Po studiojme, ne bashkpunim me prodhuesit me te

medhenj te barrettave termike, zgjidhje qe mund te rregullojne kete problem ne te ardhmen.Tani per tani, per te zgjidhur kete problem,

mund te behen ndryshime te vogla sipas rastit.

    Katalog Sisteme me hapje Seria CE 70 000