Fasadat janë pjesët arkitektonike të ndërtesave, të lehta dhe të vazhdueshme, që garantojnë në vetvete ose bashkë me ndërtesën të gjitha funksionet e një pareti ndarës midis ambientit të jashtëm dhe atij të brendshëm. Kanë një strukturë të lehtë dhe përveç peshës së tyre dhe forcës së erës nuk janë pjesë strukturale. Ngarkesat e fasadës transferohen në strukturën kryesore midis kollonetave të cilat nga ana e tyre mbështeten në kollonat kryesore të ndërtesës. Një element i tillë arkitektonik është projektuar për t’i rezistuar erës, ujit, temperaturës apo edhe forcave sizmike.