Dyert me palosje (lloji fizarmonikë), po gjejnë aplikim gjithmonë e më shumë në ambientet e bizneseve. Sistemet e këtij lloji janë ideale për mbulimin e hapësirave të mëdha të tilla si showroom-e, restorante, zonat e zbavitëse, etj; kudo ku është e nevojshme për një hapësirë fleksibël. Ato mund të ndërtohen me një numër të madh të fletëve, pa ndonjë kushtëzim të madh në dimensione, duke zënë hapësirën minimale me efekt për të zgjeruar pamjen vizuale. Në këtë mënyrë impakti me natyrën është më i pranishëm, dhe vizualisht kjo zgjidhje arkitektonike ofron një ambient më të këndshëm për syrin, duke pasur një fushëpamje sa më të gjerë.

  • Seria 72 000