Nëse jeni duke ndërtuar një shtepi të re, ose jeni duke rinovuar shtëpinë tuaj të vjetër, këtu mund të gjeni të gjitha zgjidhjet me cilësi, të sigurta dhe me një jetëgjatësi në kohë për të gjitha sistemet e aluminit të cilat mund të gjejnë aplikim në shtëpi, në zyra, apo objekte të tjera industriale.

Ne kemi projektuar sisteme alumini estetikisht të bukura dhe shumë funksionale.
Sistemet tona janë të testuara nëpër laboratoret e kontrollit të cilësisë në Europë duke u pajisur edhe me certifikatë cilësie.
Prodhimi i profileve bëhet duke përdorur teknologji të lartë.
Prodhimi i profileve tona i nënshtrohet një procesi kontrolli në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe sistemit të cilësisë ISO 9001.

Sistemet arkitektonike janë grupi kryesor i produkteve të kompanisë Everest.

Ata janë të dizenjuara për çdo aplikim arkitektonik, të tilla si dyer, dritare, fasada të vazhduara atriume, dhe në mbulimin e shumë nevojave të tjera.
Everest disponon një gamë të gjerë sistemesh të cilat plotësojnë më së miri kërkesat arkitektonike të çdo lloj objekti.
Sistemet e aluminit të Everest dallohen për prakticitetin dhe me një kosto të lirë, dhe jo më kot etiketohen si “Zgjidhje të zgjuara” sepse ofrojnë një cilësi të mirë, duke ulur kosto të panevojshme dhe me një zhdërvjelltësi të paparë në drejtim të ofrimit të produktit të kërkuar që nga momenti i porosisë.

Produktet Everest janë dërguar për tu testuar në institutet ndërkombëtare të testimit të cilësisë për tu certifikuar me pas në bazë të normativave europiane.