KUSH JEMI

Everest është një nga firmat kryesore në prodhimin e profileve të aluminit në rajon me më shumë se 25 vite përvojë dhe me një kapacitet prodhimi gjithmonë në rritje, falë energjisë dhe pasionit për punën, besueshmërisë dhe stafit të kualifikuar, që e bëjnë këtë kompani një partner të besueshëm dhe të sigurt për ju.

Lider Prodhimi

EVEREST është një nga kompanitë kryesore të prodhimit të profileve të aluminit në Evropë me më shumë se 25 vite përvojë dhe arritje të plota për të cilat ajo krenohet.

Zgjidhje Teknike

EVEREST ofron zgjidhje teknike në fushën e teknologjisë së prodhimit të profileve të aluminit, prodhimin e dyerve, dritareve, fasadave dhe sistemeve të tjera të aplikuara të aluminit.

Zgjidhje të Integruara

EVEREST ofron zgjidhje të integruara për klientët. Kompania kërkon të ofrojë zgjidhje teknike që ndihmojnë në shpërndarjen e produkteve me efikasitet të lartë dhe produktivitetit të lartë përmes një mjedisi teknologjik të përparuar dhe të organizuar.

Portofol i gjerë produktesh

EVEREST tashmë ka në portofolin e tij një numër të madh të modeleve të profileve të aluminit, qindra projekte në ndërtim dhe një përvojë të pasur me një personel mjaft teknik të aftë për të ekzekutuar të gjitha proceset e punës në mënyrë efikase.

Themelimi/Historiku
  • 1997, Everest fillon veprimtarinë e saj, kryesisht e lidhur me ndërtimin.
  • 2000, Everest hyn në tregun e aluminit, me produkte të tilla si dritare dhe sisteme alumini.
  • 2005, Fabrika Everest është ndërtuar, duke siguruar profile alumini të ekstruduara dhe të lyera.
  • 2010, Tregu zgjerohet në Ballkan dhe Evropë duke qenë i pranishëm, me më shumë se 30 filiale.
  • 2016, Krijohet Departamenti i Shasive.
  • 2017, Tregu zgjerohet në SHBA duke qenë i pranishëm në New York dhe New Jersey.
  • 2018, Everest hyn në tregun e uPVC, me produkte të tilla si dritare dhe dyer.
Fjala Jonë

“Duke marrë parasysh shitjet tona në treg dhe vlerësimin e klientit tonë për sistemet e ofruara të aluminit, përvojën dhe njohjen e tregut, në vitin 2015 vendosëm të ndërtojmë fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit duke hedhur në treg sistemet tona. Everest është themeluar në 1997 si një kompani ndërtimi. Punimet tona të para kanë qenë në industrinë e ndërtimit të objekteve të banimit, rrugëve, sistemeve të kanaleve, tubacioneve dhe ndërtimeve. Në fillim të vitit 2000, ne ishim të parët që importuam profile alumini dhe trajtuam sistemet dhe aksesorët e aluminit duke u bërë shumë shpejt një lider në tregun shqiptar. Në kompaninë tonë, ne besojmë se bashkëpunimi është çelësi për të krijuar një marrëdhënie të sigurt prodhues-klient. Bazuar në këtë, ne jemi optimistë që nga mundësitë e krijuara nga të dy palët, të gjithë do të kenë përfitime që punojnë në kompaninë tonë, EVEREST.”

Everest Construction Group në botë

Grupi Everest Construction, pas sukseseve të njëpasnjëshme në rajon, tani shtrihet në disa vende të botës, duke e afruar atë me kërkesat e klientëve kudo që ata ndodhen.

Video:

një rang i gjerë produktesh

Një nga karakteristikat kryesore që e bën kompaninë Everest një ndërmarrje shumë të suksesshme, është edhe konsultimi me klientët e saj duke marrë parasysh çdo kërkesë ose sugjerim, për t’i zbatuar ato më vonë në një zgjidhje shumë të mirë të kërkesave të tregut. Everest ofron sisteme moderne për dyer dhe dritare me vlera optimale të transmetimit termik, duke përmbushur kërkesat e tregut për kursime të energjisë.

Më tepër rreth nesh

Quick links

Misioni & Vizioni ⟶

Multimedia ⟶

Lokacionet Tona ⟶

Forma e Kontaktit ⟶

Arritjet dhe Çertifikimet

Arritjet dhe çertifikimet gjatë viteve ⟶